Eriksen: E duam futbollin, por mbi të gjitha privatësinë

Eriksen: E duam futbollin, por mbi të gjitha privatësinë

Christian Eriksen ka konfirmuar se dëshiron të kthehet në Danimarkë me familjen e tij pas përfundimit të karrierës futbollistike, duke theksuar lidhjen e fortë që ka ruajtur me vendlindjen pavarësisht gati dy dekadave jashtë saj. Mesfushori 33-vjeçar, i cili këtë verë firmosi me Wolfsburgun deri në vitin 2027, aktualisht jeton në Gjermani, por e ardhmja e tij pas futbollit është e qartë.

Në një intervistë për Wolfsburger Allgemeine, Eriksen është shprehur hapur: “Danimarka është shtëpia jonë”. Ai thekson se në atdhe ndihet i qetë dhe i respektuar si person publik, duke shtuar: “Danimarka është e qetë. Ata e duan futbollin, por respektojnë privatësinë”.

Eriksen u largua nga Odense vetëm 16 vjeç për t’u bashkuar me Ajaxin, duke ndërtuar më pas një karrierë mbresëlënëse në futbollin evropian. Megjithatë, pavarësisht suksesit ndërkombëtar, dëshira për t’u kthyer “në shtëpi” mbetet një prioritet i qartë për të dhe familjen e tij.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë